Tiranë- Policia e Tiranës gjatë kontrolleve parandaluese në kryeqytet, kanë ndaluar një automjet me targa të Kosovës 01-700-QB, ku drejtuesi i mjetit nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit.

Për të shmangur ndëshkimin gjatë ndalimit, drejtuesi me inicialet L.A, 23 vjeç, ka tentuar të korruptonte efektivët e policisë, duke ofruar një kartmonedhë me vlerë 20 Euro.

Menjëhere pas këtij veprimi, 23 vjeçari është ndaluar për veprën penale të "Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.