TIRANË - Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të korruptonte një prej efektivëve të rrugores.
31-vjeçari me iniciale G.T. u ndalua nga policia rrugore pasi kaloi semaforin me të kuqe.
Pasi iu kërkua patenta dhe leja e qarkullimit, ai nxori dhe një kartëmonedhë prerje 5000 lekëshe për t'ia dhënë policit.
Pas kësaj, ai u arrestua për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.