Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mirditë, i akuzuar për kultivim kanabisi. Në pranga ka rënë Nikë Gjini, ndërsa me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ai u arrestua pas një hetimi 3 javor.

Gjiniu kap në flagrancë duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur "Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.