Shkodër-Një 40-vjeçar në Shkodër është vendosur në pranga nga policia pasi tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur. 

Në njoftimin e publikuar nga blutë bëhet me dije se autori, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua në lagjen “Skënderbeg”, pas denoncimit të një qytetari se i kishin vjedhur makinën mbrëmjen e djeshme (16 shkurt).

Operacioni u kodua ‘Again’.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi M. Zh., për vjedhjen e automjetit të tij, mbrëmjen e djeshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.    

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar "Again", u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Shkodër.      

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në tentativë për t’u larguar me automjetin e shtetasit M. Zh., të cilin sapo e kishte vjedhur në këtë lagje.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.