Një 36-vjeçar nga Franca është vënë në pranga nga policia Shkodër, pasi u kap në kufi me Malin e Zi  teksa tentonte të kalonte një 34-vjeçare në mënyrë të paligjshme.

36-vjeçari është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, bashkë me 34-vjeçaren nga Shkodra në makinë.

Për pasojë është vënë në pranga 36-vjeçari me iniciale  J. J., banues në Paris, Francë, ndërsa  34-vjeçarja që tentoi të kalonte kufirin është vënë nën hetim.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.