Tentoi të prekte arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth II, arrestohet nga policia burri ‘guximtar’ (VIDEO)

 

Kaosi mbretëroi në Westminster Hall të premten mbrëma, kur një burrë iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth dhe e preku atë, duke çuar më pas në arrestimin e tij nga policia.

Episodi ndodhi rreth orës 22:00 (me orën lokale) përpara dhjetëra njerëzve që prisnin në radhë për t’i bërë nderimet e tyre Elizabeth.

Burri doli nga rreshti, ngjiti shkallët dhe preku arkivolin përpara se të merrej në paraburgim nga Policia Metropolitane, raportoi Guardian.

Pamjet nga transmetimi i ceremonisë zyrtare tregojnë oficerët e sigurisë duke e shtrirë të dyshuarin në tokë.


Lajmi kryesor:

8 nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth, para arkivolit për lamtumirën e fundit! Mbreti Charles i jep leje, Princ Harry rivesh uniformën ushtarake


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Në Hamburg fiton frika, Portugalia dhe Franca barazojnë 0-0 për 120 minuta! Fituesi vendoset me penallti

DIREKT, Euro 2024/ Në Hamburg fiton frika, Portugalia dhe Franca barazojnë 0-0 për 120 minuta! Fituesi vendoset me penallti