Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia vendase në Crystalopigi në Florina, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2017 për trafikim droge. Urdhri i arrestimit ishte dhënë nga Gjykata Penale e Tiranës për trafikimin e më shumë se 700 kg kanabis në portin e Durrësit me anë të një kamioni që nisej për Itali.
Tashmë i arrestuari do të procedohet në Prokurorinë e Apelit të Maqedonisë dhe më pas pritet të ekstradohet drejt Tiranës për tu përballur me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Komento
Nuk trasportojne me nga 10kg por me qindra kg ose tonelata.
Përgjigju