Një 33-vjeçar është arrestuar në Morinë, pasi është kapur duke transportuar lënë narkotike në drejtim të Shqipërisë. Në pranga ka rënë Amir Bunjaku.
Në pikën kufitare të Morinës, policia, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të Shqipërisë, ka kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi.
Gjatë kontrollit në makinën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Amir Bunjaku, 33-vjeç banues në Zyrih, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.