Tentoi të vidhte një makinë dhe goditi policët, pranga 28-vjeçarit në Tiranë

Tentoi të vidhte një makinë dhe goditi policët, pranga 28-vjeçarit në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka tentuar të vjedhë një automjet dhe më pas ka goditur efektivët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, ku uniformat blu ku kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.

Në momentin efektivët kanë ndërhyrë, 28-vjeçari D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Policia thotë se po sot, 28-vjeçari kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për t’i marrë atij një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim