31 vjeçari Hamdi Llana është arrestuar në Durrës pasi 2 ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri 25 vjeçarin Ilges Spaneshi.
25 vjeçari si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.