Tentoi të vrasë me armë zjarri të riun në Tiranë, vihet në pranga 46-vjeçari! Shkak konflikti për pronën

Tentoi të vrasë me armë zjarri të riun në Tiranë, vihet në pranga 46-vjeçari! Shkak konflikti për pronën

Gazment Xhabafti 46-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranë pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri 27-vjeçarin me iniciale J.M.

Gazment Xhabafti, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator.

Policia gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, ka gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi Gazment Xhabafti ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.    

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Arbana".    

Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:  G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.    

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)