VLORE-Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për një tentativë vrasje në datën 6 gusht të këtij viti.
I arrestuari është Fatjon Aliraj, ndërsa në datë 06.08.2018 në lagjen "Pavarësia" Vlorë ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M. Pas rreth një muaji në arrati, ai është vendosur në pranga nga policia për t’u përballur me drejtësinë.
Policia bëri ndalimin e tij për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal
Komento