Efektivë të komisariatit nr. 5 në Kamëz kanë arrestuar një 30-vjeçar pasi një muaj me parë tentoi të vrasë një person me armë zjarri. Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari Ervis Xhixho nga Kamza.
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në Zall Herr, ku i riu pasi është konfliktuar me Bujar Beshirin, që kishte lavatriçe zhavorri ka tentuar ta vrasë me armë por më pas ka qëlluar ne ajër.
Mësohet se sherri mes tyre kishte nisur për zhavorrin dhe përfundoi në përdorimin e armës.