Tentoi të vrasë shokun e tij, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e të riut: Arnin e kisha mik, isha i pavetëdijshëm kur kam qëlluar

Tentoi të vrasë shokun e tij, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e të riut: Arnin e kisha mik, isha i pavetëdijshëm kur kam qëlluar

26-vjeçari Markelian Beqari ishte nisur në drejtim të Dajtit kur u konstatua nga një patrull policie e Komisariatit nr. 4. Pas verifikimeve rezultoi se ishte shpallur në kërkim dhe në masë sigurie "arrest në burg" në mungesë për plagosjen e shokut të tij Anri Sulejmanit, ndodhur në datën 9 dhjetor në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

I pyetur nga specialistët e policisë, Beqari ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pa vetëdije për shkak se të gjithë të pranishmit kishin konsumuar shumë alkool dhe lëndë narkotike. Ai ka mohuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Arni Sulejmanit, pasi ishin miq me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes u largua nga hoteli pasi sipas tij e kishte kapur paniku dhe frika.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë