Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës! Qëlloi me armë gjahu, e goditi me grushte dhe më pas e dëmtoi me xham

Një 68-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pasi tentoi që të vriste bashkëshorten e tij. Sipas policisë, dyshohet se Xhabir Hoxhaj për motive xhelozie ka qëlluar dy herë me çifte ndaj bashkëshortes për ta vrarë, e ka goditur me grushte në fytyrë dhe më pas e ka dëmtuar me xham në qafë dhe shpatull. 

61-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Ndërkohë, është sekuestruar arma e gjahut,  dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

"Vau i Dejës/Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës  po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin  autorit.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  u bë kapja  e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë  i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. 

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë   dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës. 

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Jahti super luksoz me flamurin e Maltës, ankorohet në Portin e Durrësit 

FOTOLAJM/ Jahti super luksoz me flamurin e Maltës, ankorohet në Portin e Durrësit