Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së ish-deputetit Armando Prenga pas konfliktit për numërimin e votave, arrestohet Fatbardh Ismaili në Kurbin (VIDEO)

LEZHË-  Është arrestuar në Kurbin Fatbardh Ismaili, 30 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit për ngjarjen e ndodhur në 17 maj 2023 ku qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në fshatin Gurëz të njësisë administrative Fushë Kuqe. Ndaj të riut, gjykata e Lezhës me 25 maj të vitit të kaluar kishte caktuar ‘arrest me burg’ nën akuzat për veprat penale "Vrasje me dashje' mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve".

Pas ngjarjes së rëndë, u mësua se shkak për këtë atentat të mbetur në tentativë ndaj deputetit të PS, ishte bërë një konflikt fizik që ky i fundit kishte patur me babain e autorit të ngjarjes më 15 maj, pas kontestimit të 2 votave sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit.  Babai i autorit të ngjarjes, ishte vëzhgues i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.

Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Mamaurras. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)