Pogradec/ Ndaloi fadromën të hapte rrugën dhe tentoi të vriste me granatë dy vëllezër, arrestohet 72-vjeçari

Pogradec/ Ndaloi fadromën të hapte rrugën dhe tentoi të vriste me granatë dy vëllezër, arrestohet 72-vjeçari

Foto ilustruese

POGRADEC- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 72-vjeçar i cili mbrëmjn e djeshme në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka hedhur një granatë në drejtim të dy vëllezërve B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, në tentativë për t'i vrarë.  I arrestuari është R.F banues po në fshatin Dardhas të Pogradecit.

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë por është jashtë rrezikut. Sipas policisë dhe grupit hetimor ngjarja ka ndodhur pasi autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Ndërkohë 72-vjeçari do të përballet para gjykatës me akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar një konflikt për hapjen e një rruge la pas të vrarë tre punonjës bashkie. Autori Kujtim Koxha u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa në dëshminë  e tij deklaroi se ishte qëlluar me shuplakë nga njëri prej viktimave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/08/2019 10:34

    Shqiptari nuk njeh ligje! Për këtë arsye Enver Hoxha e izoloi në zap të paparë. Vetëm kështu ai i dha atij mundësinë që të ketë shtet! Ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja