Reperi Ervin Selita ka deklaruar në Policia se nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë që ndodhi dje në një hotel në Tiranë, ku tentoi të vriste pronarin, pasi ka qenë i dehur. Ai ka deklaruar se ishte klient i rregullt i hotelit dhe se nuk e kuptonte se po i kërkonin kartë identiteti vajzës që shoqëronte atë.
"Shkoja shumë shpesh te hoteli dhe isha klient i zakonshëm. Ata më njohin mua, unë nuk e di pse i kanë kërkuar kartën e identitetit vajzës me të cilën isha. Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte sepse isha nën efektin e alkoolit", ka thënë ai.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Nuk e la të futej në hotel pa kartë identiteti, reperi, pjesë e bandës së drogës në Londër, tenton të vrasë pronarin! Arrestohet bashkë me të dashurën! Në kërkim 2 shokët e tij
