TIRANË-Reperi i njohur me emrin e artit Vinz është arrestuar së bashku me të dashurën e tij, pasi ka tentuar të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë, pse ky i fundit nuk e la të hynte pa kartë identiteti.  30-vjeçari Ervin Selita i njohur si Vinz gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi", ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e hotelit Zeni Xhindi.

Ngjarja nisi e kur 30-vjeçari fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por më pas sherri agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit. Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ka ndërhyrë policia.

Vinz është një reper i njohur, me origjinë nga Bulqiza dhe jeton në Londër. Reperi është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje. Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

30-vjeçari Ervin Selita do të përballet me veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike";  dhe e dashura e tij  E. D., 30 vjeçe, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy shokët e 30-vjeçarit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici,  të cilët i erdhën në ndihmë  gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armen me të cilën ky qëlloi  për të varë pronarin e hotelit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
Tentoi të vriste pronari e hoteli, zbardhet dëshmia e reperit: Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte, isha i dehur

Reperi Ervin Selita ka deklaruar në Policia se nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë që ndodhi dje në një hotel në Tiranë, ku tentoi të vriste pronarin, pasi ka qenë i dehur. Ai ka deklaruar se ishte klient i rregullt i hotelit dhe se nuk e kuptonte se po i kërkonin kartë identiteti vajzës që shoqëronte atë.

"Shkoja shumë shpesh te hoteli dhe isha klient i zakonshëm. Ata më njohin mua, unë nuk e di pse i kanë kërkuar kartën e identitetit vajzës me të cilën isha. Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte sepse isha nën efektin e alkoolit", ka thënë ai.

Ora 09:54
Pjesë e bandës 'Hellbanianz' që kontrollojnë tregun e kokainës në Londër, kush është reperi që tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë

Reperi 30-vjeçar Ervin Selita, i njohur me emrin e artit 'Vinz', është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje.

Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë e tyre online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët po tentojnë të bindin persona të rinj në Angli që ti bashkohen atyre, përmes videove ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce dhe duke shfaqur  jetën e tyre super luksoze”, shkruant Dali Mail në artikull.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, 'Vinz' ka publikuar edhe këngën e tij të fundit, me tekst të dhunshëm, e duke ekspozuar luksin.