Tentoi të vriste pronarin e një hoteli një vit më parë, lirohet reperi ‘Vinz’! Pjesë e bandës së drogës në Londër

Tentoi të vriste pronarin e një hoteli një vit më parë, lirohet reperi ‘Vinz’! Pjesë e bandës së drogës në Londër

Ervin Selita, (Vinzi)

Reperi Ervin Selita i njohur me pseudonimin ‘Vinzi’ është liruar nga burgu në muajin korrik pasi tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë një vit më parë, më 3 shkurt 2022. Vendimi për të është marrë që në korrik të këtij viti por për shkak të interesimit të mediave Prokuroria ka dhënë sot njoftimin.

Në përfundim të gjykimit, më datë 17.07.2023, Gjykata e Apelit, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Dritan Hasani dhe anëtar Emona Muçi dhe Genti Shala, vendosi që Selita të mbajë kontakte me shërbim prove nëse nuk mbahet për shkaqe të tjera të ligjshme.

Ervin Selita ka tentuar të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë, pse ky i fundit nuk e la të hynte pa kartë identiteti. Në pranga përfundoi edhe e dashura e tij. 30-vjeçari gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi", ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e hotelit Zeni Xhindi.

Ngjarja nisi e kur 30-vjeçari fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por më pas sherri agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit. Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ka ndërhyrë policia.

Reperi është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë