35-vjeçari Saimir Zalli që tentoi që të vetëdigjet në Tiranë sot para parlamentit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka djegie në 20% të trupit, jo të një grade të lartë, por sipërfaqësore.
/Shqiptarja.com
Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën, por ka shfaqur probleme nervore, ndërsa janë thirrur mjekë psikiatër.
Edhe babai i tij, në një prononcim sot për REPORT TV deklaroi se djali ka nevojë për një psikolog, pasi ndodhet në gjendje të rënduar për shkak se ish-vjehrra nuk e lejon të takojë fëmijët edhe pse ka vendim gjykate.
dy.b/shqiptarja.com












