TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka akuzuar si përgjegjës Kryeministrin Edi Rama, për një ngjarje të ndodhur natën e djeshme, ku disa persona, me litarë, kanë tentuar të heqin bustin e mbretit Zog nga bulevardi me të njëjtin emër. Paloka shprehu bindjen se të tilla ngjarje mund të ndodhin vetëm me iniciativën e politikës së Kryeministrit.

"Ajo që ka ndodhur me monumentin e Ahmet Zogut,"- tha ai, - "është një ngjarje shumë e turpshme; sigurisht, e nxitur dhe e provokuar nga ata që kanë deklaruar se do të rikthejmë monumentin e Enver Hoxhës; e nxitur edhe nga Kryeministri që në aktivitetet publike mban ende fotografinë e diktatorit, për të demostruar një akt që e kanë shprehur publikisht se kanë dashur ta rrëzojnë monumentin dhe ta zëvendësojnë me atë të ish-diktatorit."

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)