Dy të rinj nga Berati janë arrestuar pasi kanë tentuar të thyejnë xhamin e një makine tip Smart në rrugën “Myslym Shyri”.
 
Elidon Vojka, 19 vjeç dhe Emanuel Gupe, 23 vjeç u kapën në momentin që po tentonin të thyenin xhamin e automjetit.
  
Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Komisariatin e Policisë Nr 4, u është arritur tu dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura në juridiksionet e Komisariatit të Policisë Nr 2 dhe Nr 4, ku më konkretisht:

• Më datë 03.11.2016, në Rrugën "Ali Baushi, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit M. S.

• Më datë 19.11.2016, në parkingun e Q.S.U.T., kanë vjedhur Navigatororin e automjetit tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit A. M.

• Më datë 20.11.2016, në Rrugën "Mihal Popi", kanë vjedhur dy pasqyrat dhe airbag-un e timonit, të automjetit tip "Mercedes Benz", në pronësi të E. S. 

• Më datë 15.09.2016, në Rrugën "Shefqet Musaraj", kanë marrë një aparat fotografik nga automjeti tip "Opel", në pronësi të J. K. 

• Më datë 29.06.2016, në Rrugën ‘"Kongresi i Lushnjës’", kanë vjedhur pasqyrat si dhe disa aksesorë brenda automjetit tip "Mercedes Benz", në pronësi të J. C. 

Shtetasi Emanuel Gupe, rezulton person i shpallur në kërkim me shkresën e datës 25.10.2016, nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për Vjedhje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com