Tenton arratisjen nga porti i Vlorës, arrestohet kosovari i kërkuar për terrorizëm

Një 32-vjeçar nga Kosova u arrestua në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste.

32 vjeçari Fitim Dema tentoi të kalojë kufirin shqiptar përmes portit të Vlorës me dokument të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi Fitim Dema, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt Demës, për vendosjen e masës së sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste" sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë