Mediat e vendit fqinj që i kanë kushtuar jo pak rëndësi kësaj ngjarje gjatë ditës së sotme, bëjnë me dije se shqiptari Ilia Dhimitri 26 vjeç ishte bashkë me një shok të tij grek, kur këtij të fundit i kishte rrëshqitur këmba dhe kishte humbur kontrollin duke rënë në greminë. Duke dashur t’i vijë në ndihmë shokut të tij në atë situatë të vështirë, ata kanë rrëhqitur të dy në dëborën e ngrirë. Nga kjo rrëshqitje fatale shqiptari ka rënë 200 metra më poshtë duke gjetur edhe vdekjen.


(I riu nga Shqipëria i cili humbi jetën, Ilia Dhimitri)
Shërbimi i Zjarrëfikëses së Katerinit në shtetin helen ishte në vendngjarje, por fatkeqësisht ishte vonë dhe çdo përpjekje ka qënë e kotë.
Burime nga stacioni i zjarrëfikës i thane televizionit grek Antena, se kishin mundur të shpëtonin studentin tjetër të moshës 25 vjeçare dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit. Zjarrëfikësja ka publikuar edhe një video nga ky opercion mjaft i rrezikshëm.
26 vjeçari Ilia Dhimitri ishte me origjinë nga qyteti i Korçës, ndërsa studionte në Selanik në degën e Turizmit. Miqtë e tij në rrjetet sociale kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje, duke treguar se ai ishte i pasionuar pas udhëtimeve dhe alpinizmit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO






