Tenton të kalojë kufirin në mënyrë
të paligjshme, arrestohet

Tenton të kalojë kufirin në mënyrë<br />të paligjshme, arrestohet
DURRËS- Ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, por është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.
S.H, 32 vjeç, banues në fshatin Qerret Komuna Katund i Ri, Durrës është vënë nën pranga, pas një hetimi në gjendje të lirë në 8 shkurt të këtij viti.

Personi në fjalë është kthyer nga Policia italiane e Portit të Barit si person i kategorisë “Klandestin”, me tragetin “Bridge” të linjës Bari- Durrës.
 
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë në tragetin e mësipërm më datë 06 Shkurt, duke u fshehur në kamionat që imbarkoheshin në këtë target. Kjo pasi rezultoi i dëbuar nga autoritetet e policisë italiane dhe greke “me dekret espulsi”.

Atij iu bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i pasaportës shqiptare. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë