TIRANË-Policia ka parandaluar vjedhjen e një banese duke arrestuar në flagrancë autorin, falë telefonatës nga qytetarët, që kanë sinjalizuar në kohë. I arrestuari është E. M. 27 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën "Siri Kodra" sipas policisë u kap duke tentuar të vjedhë banesën e H. A. 63 vjeç.
Në përpjekje për t’u larguar, i riu ka goditur të moshuarin duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por nuk ka mundur të arratiset pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga policia pas sinjalizimit nga qytetarët që dëgjuan të bërtiturat e 63-vjeçarit. 27-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë në Itali dhe vjedhje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje".
Bravo policise! Derrmojeni bajgen tani të punojë në pune të detyruar qe të demshperbleje të moshuarin, gjith të tjeret dhe të mbaje veten me bukë se ne nuk paguajme qe të rrije në burg të haje të pije të fleje të luaje bilardo!
Përgjigju