KAVAJË- Një 20 vjeçare në Kavajë ka tentuar t'i japë fund jetës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengaj në Kavajë, ku 20 vjeçarja me iniciale B. K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento
Burg prindit per armen pa leje.
Përgjigju