Forcat speciale në Bangladesh kanë qëlluar për vdekje një person pasi ky i fundit ka tentuar të rrëmbejë një avion cili i përkiste kompanisë ajrore "Birman Bangladesh Airlines".

Autoritetet vendore shprehen se avioni linjës Dhaka- Dubai është detyruar të bëjë ulje emergjente në Chingaton pas ngjarjes së rëndë që terrorizoi pasagjerët që ndodheshin në të.

 “Ne u përpoqëm ta arrestonim ose ta bënim që të dorëzohej, por ai e refuzoi dhe kështuqë ne e vramë atë”  u shprehën antarët e forcave speciale të pyetur nga mediat lokale. Pas hyrjes së policisë në aeroplan, të gjithë 142 pasagjerët pothuajse të gjithë  anëtarët të ekuipazhit dolën nga aeroplani.

Autori i ngjarjes para se të vritej i tha pilotit se kishte probleme personale me gruan e tij dhe se donte të fliste me kryeministrin e Bangladeshit, Sheikh Hasina. Ai mori peng një nga pjestarët e ekuipazhit identiteti i cili nuk bëhet i ditur. Falë ndërhyrjes së policisë asnjë nga pasagjerët e avionit të kompanisë "Birman Bangladesh Airlines" nuk u lëndua.