Tentuan grabitjen me armë
Arrestohet një çift të rinjsh

Tentuan grabitjen me armë<br />Arrestohet një çift të rinjsh
TIRANË – Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi kanë kërcënuar më armë një 23 vjeçare për t’i marrë kursimet e saj.
Policia e kryeqytetit ka informuar se janë arrestuar Gentjan Isuf Krashi, 33 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për moskallëzim krimi, dhe shtetësja Viola Kosta Merko, 24 vjec, banuese në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën e 8 milion lekëve shtetasen Valbona Babo, 23 vjec. Ngjarja ka ndodhur më datë 02 dhjetor 2011, në afërsi të rrugës “5 Maji” në Tiranë, ku në lidhje me shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, e cila u ndoq me metoda speciale të hetimit dhe u finalizua me identifikimin e më pas kapjen e autorëve.




  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv