Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku babë e bir me origjinë nga Shqipëria u arrestuan, pasi tentuan të digjnin të afërmen e tyre, e cila i kishte dëbuar nga shtëpia për shkak të debateve dhe tensioneve të vazhdueshme në familje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Casarano, një komunë e Salentos në Leçe të Italisë, ku dy të afërmit e gruas së moshuar, përkatësisht vëllai i saj 64 vjeç dhe nipi 37 vjeç kishin shkuar mysafir të shtëpia e së afërmes së tyre por për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre situata ishte rënduar dhe gruaja në nerva e sipër u kishte thënë të afërmeve të iknin nga shtëpia duke i nxjerrë jashtë.
Sipas mediave italiane, ajo që ka ndodhur më pas ka tronditur edhe vetë karabinierët.
Dy burrat, babë e birë të shtyrë nga zemërimi pa fre, kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe e kanë spërkatur rreth e qark me benzinë të moshuarën në tentativë për ti vënë flakën, teksa ajo po flinte.
Sapo ka ndjerë aromën e benzinës, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë, duke i shpëtuar kështu sulmit.
E tronditur nga ngjarja ajo ka kërkuar ndihmën e familjarëve, ndërsa më pas ka bërë edhe denoncimin në polici.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.8%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2584
Lajme të tjera
-
Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë
27 Prill, 10:08
-
Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
26 Prill, 20:02
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra
26 Prill, 13:53
-
Milano, shqiptarët çojnë policinë në parkimin ku ishin fshehur 5 kg heroinë, ishte mbështjellë me proshutë
26 Prill, 12:01
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini
25 Prill, 15:54
-
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
-
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40