Katër persona janë ndaluar sot nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë dhe Qafë Thanë, ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin në kundërshtim me ligjin.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për D. H., 47 vjeç, banues në Librazhd; M. R., 31 vjeç, banues në Peqin; si dhe R. K., 20 vjeç dhe F. Sh., 48 vjeç, të dy banues në Devoll. Të katërt po hetohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë
"Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi. Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në Kapshticë dhe në Qafë Thanë, procedohen penalisht 4 shtetas.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi, janë kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt të SPK Qafë Thanë dhe Kapshticë, 4 shtetas që po tentonin të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, konkretisht:
-D. H., 47 vjeç, banues në Librazhd;
-M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Vashë, Peqin;
-R. K., 20 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll;
-F. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, për secilin nga këta shtetas, dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për ta, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme."
Komente












