Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre turq në Rinas

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre turq në Rinas

Foto ilustruese

Tre shtetas turq janë arrestuar nga policia e Tiranës në aeroportin e Rinasit ku po tentonin të udhëtonin me dokumente të falsifikuara. Policia kishte informacione se njëri prej tyre, 38 vjeçari H.A po tentonte të ndihmonte dy bashkëatëdhetarët e tij të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. 

Për pasojë u arrestuan, I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi. Ndërkohë u sekuestruan dokumentet të cilat këta persona i kishin falsifikuar. 

Pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, autoritetet shqiptare kanë kontrolluar menjëherë dokumentet e tre turqve të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja