Velipojë një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës  pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar Artan Kodrën, 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu u prangosën punëtorët Aleksander Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia, të akuzuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm.  

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal, në pronësi të shtetasit Kodrës pa lejet përkatëse të organeve kompetente.