Kapja e 1.3 ton kanabis në Kavajë, Prokuroria çon në gjyq pesë të arrestuarit

Kapja e 1.3 ton kanabis në Kavajë, Prokuroria çon në gjyq pesë të arrestuarit

Foto ilustruese

Tentuan të trafikojnë 1.3 ton kanabis drejt Italisë, por ngarkesa u kap në Kavajë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka çuar në gjyq dosjen në ngarkim të pesë të arrestuarve, Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina. 

Droga po transportohej me dy automjete drejt Plazhit të Gjeneralit, që më pas të nisej për në Itali. Gjatë momenteve të transportimit, policia ka ndërhyrë në arrestimin e personave të përfshirë në trafik. Gjithashtu, u bllokua edhe një mjet lundrues tip gomone pranë bregut të detit, me të cilën sasia prej 1.3 ton kanabis do trafikohej drejt Italisë. 

Njoftimi i Prokurorisë së Krimeve:

Me datë 08 korrik 2018, Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të vitit 2017 (për ngjarjen e 14 korrikut 2017) rreth orës 02:20, në fshatin Bago, Kavajë, në ngarkim të të pandehurve:

1. Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

2. Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

3. Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

4. Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

5. Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare. I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, në vlerësimin tërësor të provave të grumbulluara organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 (një mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë pikë një) kg trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë