KAPSHTICË- Mariglen Kristo dhe Dorjan Totoshi janë vënë në prangat e policisë pasi tentuan të trafikojnë droga të forta drejt Greqisë. Dy të rinjtë të miosdhave 36 dhe 29 vjeç janë vënë në pranga pas një kontrolli nga ana e policisë në Kapshticë ku u kapën rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.
4 pakot me heroinë dhe kokainë iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë pasagjerit.
Policia kreu kontrolle të imtësishme në kamionin që drejtohej nga Dorjan Totoshi dhe me pasagjer Mariglen Kriston i cili i kishte fshehur në trup.
Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy të rinjve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.