SHKODËR-Policia ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe një të prodhimit, ndërsa ka arrestuar dy persona dhe një është shpallur në kërkim. Të arrestuar janë; Vullnet Kolaveri 23 vjeç dhe Denis Dedaj 28 vjeç, të dy banues në Shijak.
Arrestimi i tyre u bë pasi në Murriqan gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, iu gjet e bllokua 8 kg kanabis.
Makina ku kishin kishin fshehur kanabisin te rinjte
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan në Shkodër, pasi te vendi i quajtur “Gropa Thanit” në një serë u gjet 8.5 kg kanabis.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2-22, 283 e 284 të Kodit Penal.