Tentuan të vidhnin karburantin e mjeteve që punojnë në BayPass-in e Kaninës, policia arreston tre persona

Tentuan të vidhnin karburantin e mjeteve që punojnë në BayPass-in e Kaninës, policia arreston tre persona

3 persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policie e Vlorës.

Bëhet fjalë për Ç.Sh., 20 vjeç, A.E., 23 vjeç, si dhe A.B., 53 vjeç, të cilët kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Blutë e Vlorës sqarojnë se kanë bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit.

Pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e të arrestuarve, policia ka sekuestruar 1 kg kanabis sativa, 4 aparate celularë, bidona, etj.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Policia vë në pranga 3 shtetas pasi kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë.

A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë.

A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, Policia ka bërë kapjen e këtyre shtetasve pasi kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Menjëherë, pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E.

Gjithashtu, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera: 1 kilogramë kanabis, 4 aparatë celularë, bidona, etj.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale "Vjedhja" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në ngarkim të shtetasit A.E.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren