HIMARË-Një person është arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë janë shpallur në kërkim pasi tentuan që të vidhnin kasafortën në një banesë.
I arrestuari është G.V. 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi në orët e para të ditës së sotme së bashku me dy persona të tjerë tentuan të vidhnin në banesë kasafortën e F.Q. por nuk kanë arritur të marrin asgjë.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë" kryer në bashkëpunim.