U zunë se i ceku makinën, tentojnë të vrisnin 43 vjeçarin në Postribë! policia e Shkodrës zbardh ngjarjen, 3 në pranga 3 në kërkim

U zunë se i ceku makinën, tentojnë të vrisnin 43 vjeçarin në Postribë! policia e Shkodrës zbardh ngjarjen, 3 në pranga 3 në kërkim

Foto ilustruese

Shkoder- Policia e Shkodrës zbardh tentativën e vrasjes me armë zjarri të 43 vjeçarit Çel Shabaj. Tre persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 të 13 gishtit 2024, në fshatin Postribë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër: vunë në pranga shtetasit Kristian Kakija, 29 vjeç, Artan Kakija., 28 vjeç dhe Lulëzim Kakija, 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me autorin kanë cekur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin. Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn në këmbë.

Dyshimet e para janë se është Kristjan Kakija personi që ka qëlluar dhe i është sekuestruar dhe arma me të cilin ndodhi plagosja.

Materialet në prokurorinë e Shkodrës u referuan për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shabaj është plagosur në këmbë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?