Tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima/ 'Apeli' nxjerr nga qelia një nga autorët: Kishte rol vëzhguesi

Tentuan t'i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhima/ 'Apeli' nxjerr nga qelia një nga autorët: Kishte rol vëzhguesi

Mariglen Metohiti

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vetëm për njërin prej masave të sigurisë për të arrestuarit të tentativës së vrasjes ndaj biznesmenit Andon Dhima në muajin tetor në Tiranë.

“Arrest në shtëpi” ka caktuar Apeli për 30-vjeçarin Mariglen Metohiti, i cili dyshohet se në ngjarje ka patur rolin e vëzhguesit. Apeli ka lënë pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit e tjerë Grid Lena, Albin Hoxha dhe Enea Hoxha. 

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ngjarja ndodhi në datën 15 tetor përballë stadiumit ”Dinamo”, në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni Dhima. Ishte vetë ai që denoncoi se autorët me maska dhe të armatosur e kanë ndjekur.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 16/11/2020 00:50

    O Gerta serish te lane pa burre legjitim moj e shkrete qe del dhe kercenon me gjyqe moj qyqare. Me arrest shtepie e ke kete zagarin e gjakut tend te flliqur dhe seshpejti serish do kthehet pas hekurave sepse aty e ka vendin ose do e heqi qafe ai qe pagoi per vrasjen. Per burrin me letra mos e vrit mendjen por shiko mos te pendohet ndonje nga anetaret e grupit dhe nuk ka me big brother pastaj por Big D..... Te genjen mendja se me " sharmin" tend prej ordinereje dhe fjalorin prej mantenute po na ben pershtypje. Ai biznesmeni qe ishte objektiv nuk te erdhi per kafe me ftesen tende keshtu qe ftesa ime private per kafe eshte akoma ne fuqi hahahahaha ti dhe kercenimet e tua per gjyqe hahahahahaha Llumi llum mbetet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të