Tentuan të kalonin Kanalin për në Britani në temperatura të ulëta, vdesin 5 emigrantë pas përmbytjes së varkës

Tentuan të kalonin Kanalin për në Britani në temperatura të ulëta, vdesin 5 emigrantë pas përmbytjes së varkës

Emigrantët

Pesë emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike pasi u përpoqën të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca veriore, pavarësisht temperaturave të ulëta, thanë autoritetet detare franceze.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej më shumë se 70 personash që u përpoqën të hipnin në varka jashtë vendpushimit bregdetar të Wimereux rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale të dielën, sipas raportimeve nga mediat lokale. Autoritetet lokale thonë se katër viktimat ishin nga Iraku dhe Siria, raporton The Guardian.

Pesë trupa u zbuluan brenda ose pranë ujit, dhe një person që besohet të ketë pësuar një arrest kardiak u transportua në spitalin e Boulogne.

Shtatëdhjetë e dy migrantë u shpëtuan, ku 20 prej tyre vuanin nga hipotermia, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël dhe një grua shtatzënë të dërguar për kujdes urgjent në Boulogne.

“Në këtë fazë, na vjen keq që katër emigrantë kanë vdekur dhe një është transferuar në spitalin në Boulogne-sur-Mer”, tha prefektura detare për rajonin e Kanalit në Francën veriore.

Rajoni rreth Calais, pika për kalimin më të shkurtër në Angli, ka qenë prej kohësh një magnet për emigrantët. Më shumë se dy dekada pas mbylljes së një qendre të Kryqit të Kuq në Sangatte, qindra njerëz ende jetojnë në tenda dhe strehimore të improvizuara pranë Calais dhe Dunkirk, duke shpresuar për një shans për të bërë kalimin e fshehur në një kamion ose në një varkë të vogël.

Varkat janë një prioritet politik për qeverinë britanike dhe një mollë sherri me Francën, pasi dhjetëra mijëra njerëz në vit kanë bërë kalimin e rrezikshëm.

Sipas qeverisë britanike, gati 30,000 njerëz kaluan Kanalin nga Evropa kontinentale në Britani me varka të vogla në vitin 2023, një rënie vjetore prej më shumë se një e treta. Në nëntor 2021, të paktën 27 persona u mbytën kur gomone e tyre u përmbys.

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare