Tepelenë-Ditën e sotme është arrestuar në flagranc 60 vjeçari Ismail Guma, banues në fshatin Luzat të Tepelenës, pasi iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar si Canabis Sativa.

Operacioni është organizuar nga policia e Tepelenës në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Komisarjatin e Gjirokastrës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e Ismail Gumas gjendej sasia e lëndës narkotike.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë.

Goditet një tjetër rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".

Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Ismail Guma, në fshatin Luzat, Tepelenë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat,  nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ismail Guma, 60 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com