TEPELENË - Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lekël në Tepelenë, ku një stan bagëtish është përfshirë nga flakët dhe për rrjedhojë është djegur brenda bariu 80-vjeçar, Ali Mullaraj, banues në Hormovë. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t'u ngrohur.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com