TEPELENE - Një 16-vjeçare është mbytur në lumin Vjosë duke shënuar kështu viktimën e tretë brenda muajit që humb jetën në rrjedhën e këtij lumi në qarkun e Gjirokastrës.

Viktima mësohet të jetë Sara Shehu nga Tirana. Adoleshentja kishte shkuar tek gjyshërit me pushime, ndërkohë që në momentin tragjik që i mori jetën, po kalonte rrjedhën e lumit teksa shoqërohej nga xhaxhai dhe kushërira e saj.

Trupi i pajetë i 16-vjeçares u gjet nga dy të rinj në fshatin Kalivaç, 2 kilometra larg vendit ku u mbyt.

(gm/shqiptarja.com)