Një aksident me pasojë vdekjen u shënua një ditë më parë në aksin rrugor "Tepelenë-Bënç".

Ergest Qenani, 25-vjeç ndërroi jetë pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe u rrëzua.

Sipas njoftimit të policisë i riu nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.