Në pranga ka rënë Ilirjan Josa, për të cilin gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” më 14.04.2017.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim :
Ilirjan Josa, 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.100, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim".
Kastriot Shehu, 52 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.99, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim".
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com





