Një makinë ka rënë nga 50 metra lartësi në një humnerë në aksin Luftinje-Buz, 10 km nga Tepelena duke shkaktuar vdekjen e nje 27 vjeçari.
Klodian Sinomati udhëtonte së bashku me mamanë e tij Valentina Sinomatin dhe një të afërme tjetër të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Luftinje rreth 30 minuta më parë perbri ish-fabrikes se tullave ne afersi ish-minieres së qymyrgurit.
Klodiani ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në humnerë vend ku ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme nga hemoragjia dhe nga mungesa e ndihmës së shpejtë.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes por policia ka nisur hetimin dhe po punon për zbardhjen e saj
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com