Tepelenë/ Makina përplas motoçikletën, kush ishte 33-vjeçari që humbi jetën në spital (FOTO)

Tepelenë/ Makina përplas motoçikletën, kush ishte 33-vjeçari që humbi jetën në spital (FOTO)

Drejtuesi i motoçikletës, Ervis Taka

Tepelenë- Një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Mësohet se një mjet tip Renault ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të dëmtuar rëndë shtetasin Ervis Taka, banues në Sarandë, i cili nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi se në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Në aksident është përfshirë automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë, është transportuar në  Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, ku edhe ka humbur jetën .

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë