Vetë babai i vogëlushit, tregon se përpjekja e dytë për të shkuar drejt urgjencës ka rezultuar e kotë pasi ai ndërroi jetë në duart e tij. “Fëmija ka pasur temperaturë, jo vetëm si pasojë e gjendje gripale. Sa herë që ndërroheshin stinët, djali kishte probleme, pasi vuante nga migrena” tha i ati Sokol Iljazi.
Ai nuk ka bërë fajtor asnjë nga mjekët apo infermierët, ndërsa ka kërkuar që të mos bëhet as autopsia e fëmijës që ndërroi jetë duke e cilësuar natyrale. Mjekët thonë se pas kryerjes se injeksionit temperatura dhe gjendja e vogëlushit u normalizua por ishin vetë prindërit ata që kërkuan që fëmija të dilte nga reparti i urgjencës. Fëmija ka vuajtur në fakt nga migrena dhe shpesh herë ishte bartës i sëmundjeve stinore.
Viktima Sabri Iljazi
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










